Sukses i madh i i Laçit në Europë. Bardhezinjtë barazuan në takimin e kthimit kundër rumunëve të Krajovas me rezultatin 0-0 dhe kualifikohen në raundin e tretë të Conference League.

Sfida e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për kurbinasit në “Elbasan Arena”, të cilët bëjnë historinë, pasi është hera e parë që arrijë të kualifikohen në turin e tretë të një kompeticioni evropian.

Bardhezinjtë bënë një ndeshje mjaft të mirë, madje patën rastet e tyre për të shënuar, por nuk ia dolën të ndëshkonin rivalët.  E megjithatë u treguan të saktë në mbrojtje, e po ashtu portieri Alen Sherri ishte i pakalueshëm.

Për rumunët vjen tronditja e dytë nga skuadra shqiptare, ndërsa humbja e parë i kushtoi vendin  e stafit teknik.  Kundërshtari i radhës i Laçit në Konferenc Lig do të jetë ekipi belg i Anderlehtit.

Klan News