Në Europa League, kampionati shqiptar do të përfaqësohet vetëm me Laçin. Kurbinasit realizuan një kualifikim historik falë fitores 1-0 në ndeshjen e kthimit, duke përfituar edhe nga një gol që shënuan në fushë kundërshtare me anë të Hoxhallarit. Ndeshja e dytë me Anorthosis Famagusta ishte dramatike, pasi goli u arrit vetëm 2 minuta nga përfundimi i ndeshjes.

Një ekzekutim i shkëlqyer me kokë i Uzinit, që çoi në delir laçianët në stadiumin e qytetit.

Laçi kishte zgjedhur strategjinë e mbrojtjes në pritje të hapësirave në mbrojtje të kundërshtarit. Kurbinasit kualifikohen për herë të dytë në turin tjetër të Ligës së Europë.

Në mbrëmjen e së enjtes Luftëtari dështoi në tentativën për të fituar ndeshjen e dytë me Venstpils, si dhe dështoi në kualifikim. Në “Elbasan Arena”, gjirokastritët barazuan 3-3 ndërsa kishin humbur takimin e parë 5-0.

Edhe Partizani dështoi ndaj Mariborit. Sllovenët e fituan edhe ndeshjen e dytë, por me rezultat 2-0.

Tv Klan