Me dy gola të shënuar në 25 minutat e para të lojës, Laçi fitoi me Tiranën në ndeshjen e javës së 17. Në një terren tejet të rënduar prej shirave, kurbinasit realizuan në minutën e 14 me Shtubinën, i cili i pamarkuar në zonën e Tiranës shënoi me kokë.

Në minutën e 25, Fangaj, pas një aksioni individual shënoi golin e dytë duke shmangur disa lojtarë të Tiranës. Bardheblutë me një kundërsulm në minutën e 73, gjetën golin që i mbajti përkohësisht në lojë.

Me këtë fitore Laçi shkon drejt zonës europiane të renditjes, ndërsa Tirana mbetet në vendin e 7.

Në një ndeshje të vështirë dhe shoqëruar me tension, Flamurtari fitoi ndaj Kamzës. Vlonjatët siguruan suksesin falë golit të Bushic në minutën e 67 të takimit. Pozicioni i tyre në renditje nuk ndryshon, pasi kanë një pikë më pak se Laçi.

Tv Klan