Vetëm 5 jave ka zgjatur puna e Migen Memellit si trajner i Laçit. Skuadra kurbinase humbi minimalisht me Flamurtarin një ditë më parë dhe tekniku Memelli u shkarkua nga detyra.

Vendin e tij do ta marrë Besnik Prenga, i cili e drejtoi Laçin në sezonin e shkuar në Europa League. Aktualisht Prenga është pjesë e klubit kroat “Lokomotiva” e Zagrebit.

Në 16 javë kampionat, Laçi ka ndërruar 3 herë trajnerin.

Tv Klan