Laçi nuk e shmangu dot rënien dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Kurbinasit u renditën në vendin e fundit, pas rezultateve negative, kryesisht në fazën e katërt.

Me rënien nga kategoria, te bardhezinjtë pritet të ketë ndryshime të shumta sa i përket lojtarëve. Priten disa largime dhe i pari ka ardhur këtë të Martë.

Sulmuesi titullar, William Cordeiro Melo ka njoftuar largimin nga skuadra e Laçit. Braziliani ishte një nga lojtarët më të spikatur në dy sezonet e fundit.

Cordeiro ka dalë lojtar i lirë dhe pritet të zgjedhë një skuadër tjetër për karrierën e tij. 31-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka luajtur me Kukësin dhe Partizanin.

/tvklan.al