Që prej orës 17 skuadrat shqiptare në Europa League do të provojnë fatin duke përmbysur rezultatin në ndeshjeve të para.

Laçi do të shtrëngohet të gjejë shpejt golin me Anorthosis Famagusta. Kurbinasit do të siguronin në këtë mënyrë kualifikimin.

Mision thuajse i pamundur është ai i Luftëtarit ndaj Ventspils të Letonisë, ndeshje që do të luhet në orën 20.00. Gjirokastritët pësuan 5 gola për 45 minuta në ndeshjen e parë dhe tashmë kërkojnë të bëjnë mrekulli, ose mrekullia të bjerë mbi Elbasan Arena për ta.

“Ne njerëzit e sportit besojmë tek mrekullitë dhe tek fati, por duhet të bëjmë punën tonë që të ndodhin. Duhet të bëjmë presion, të kërkojmë të shënojmë, të luajmë me më të mirën tonë. Në këtë mënyrë fati do të na ndjekë. Do të kërkojmë revanshin dhe të provojmë të shënojmë sa me shumë gola.”

Punët nuk i ka mirë as Partizani që në ndeshjen e parë pësoi 1-0 me Maribor. Rezultati minimal për sllovenët është si thikë me dy presa. Skuadra vendase mund të vendoset në mbrojtje për të kërkuar kundërsulmin por mund të hidhet në sulm duke shfrytëzuar faktin që luajnë përballë tifozëve të vet. Takimi do të nisë në 20.15 në Ljudsk Stadion të Mariborit.

Tv Klan