“Një pjesë e universiteteve nuk gjenerojnë të ardhura nga projektet, të ardhurat nga tarifat janë minimale”

Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave deri në 15%, ku 7% mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë universiteteve, është vlerësuar si një hap pozitiv nga dekani i fakultetit të Histori Filologjisë, Sabri Laçi.

Sabri Laçi: Sigurisht që 7% nuk është ndonjë shifër që ndryshon cilësisht të ardhurat e stafit akademik dhe të stafit ndihmës në universitete, por se si shkohet në masën 15% diçka që përmirëson situatën, por thash e shikoj si një hap në rrugën e zgjedhjes, por kam besimin se hap pas hapi do  shkohet në një zgjedhje të kënaqshme për të gjithë.

Laçi tha se diskutimi i pagave të padegogëve ka nisur prej shumë kohësh në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, madje sipas dekanit Laçi Univiersiteti i Tiranës i ka të ardhurat dytësore për të bërë rritjen, por qeveria ka vënë një tavan, sepse shumë universitete nuk kanë sigurojnë të ardhura.  

Sabri Laçi: Universitetet pjesërisht kanë mundësi, aktualisht, për të realizuar një shtesë page për stafet e tyre. besoj se jo të gjithë në të njëjtën masë sepse kjo varet nga fuqia që kanë universitetet dhe të tjera burime që mund të sigurojnë të ardhura për universitet.

Sindikata e punonjësve të universiteteve kanë bërë të ditur se pavarësisht kësaj rritje që ka miratuar qeveria, ata do të vijojnë me bojkotin e vitit të ri akademik.

Klan News