Vendimi i klubit kurbinas pas barazimit 3-3 me Erzenin në ndeshjen e parë

Vetëm një javë e luajtur dhe në kampionatin shqiptar të futbollit ka ndodhur shkarkimi i parë i një trajneri.

Klubi i Laçit ka vendosur që ta largojë nga puna teknikun Stavri Nica pas barazimit 3-3 kundër Erzenit.

Takimi u luajt të dielën në stadiumin e Laçit.

Vendimin klubi kurbinas e komunikoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkroi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin duke e konsideruar zhgënjyes rezultatin e ndeshjes së parë të sezonit.

69-vjeçari kishte marrë drejtimin e bardhezinjve për herë të shtatë, ndërsa ishte ulur në stol më 5 Prill.

Kategoria Superiore është një nga kampionatet europiane ku qëndrimi i trajnerëve në detyrë është ndër më të ulëtit.

Klan News