Futbollistët zbulojnë kërkesat e trajnerit

Ndaj Izraelit pritet të shikojmë një Shqipëri sa më agresive për të arritur rezultatin e dëshiruar fitoren. Këtë e zbuloi mesfushori Qazim Laçi në konferencën 2 ditë para kësaj sfide të rëndësishme për renditjen në Ligën e Kombeve.

“Ekipi të jetë sa më shumë agresiv siç kërkon trajneri. T’i bëjmë presing Izraelit, që të fitojmë sa më shumë topa në zonën e tyre”, u shpreh Qazim Laçi, futbollist i Kombëtares.

Për Armando Brojën suksesi me Izraelin nuk vlen pa atë me Islandën.

“Këto dy ndeshje janë të rëndësishme dhe duhet fitore për të dyja”, u shpreh Broja.

Grupi i lojtarëve është i plotë, pasi ka kaluar problemet fizike edhe Myrto Uzuni. Ndeshja Izrael – Shqipëri do të luhet të shtunën në Tel Aviv dhe do të transmetohet nga TV Klan.

Tv Klan