Laçi është padyshim një nga skuadrat më në formë të momentit në Superligën shqiptare.
Kurbinasit triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Teutës në shtëpi, në sfidën e javës së 25-të.
Kjo është fitorja e tretë në pesë ndeshjet e fundit për bardhezinjtë, që ngjiten në vendin e pestë në renditje, me 30 pikë, po aq sa edhe Elbasani që zbret i gjashti.
Dopieta e Cordeiro dhe goli i Paulo Junior, i dha suksesin Laçit. Në krahun tjetër, Teuta mban vendin e tetë me 24 pikë dhe rrezikon mbijetesën. /tvklan.al