Lacio mundi Interin në “San Siro” me rezultatin 1 – 0, duke e bërë më tërheqëse garën për një vend në Champions. Milinkoviç Saviç realizoi golin e vetëm të takimit në minutat e para. Në këtë takim spikati dhe loja e mirë e portierit të kombëtares sonë, Tomas Strakosha.

Në ndeshjen tjetër kryesore të ditës, Roma mundet nga Napoli me rezultatin 4 me 1. Roma edhe pse luante në shtëpi nuk e shfrytëzoi faktorin fushë.

Kjo disfatë ndikon në objektivin kryesor, një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Napoli nga ana tjetër forcon pozitat në vendin e dytë.

Tv Klan