Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita i ftuar ne emisionin Opinion në TV Klan të gazetarit Blendi Fevziu zbuloi se u kontaktua nga miqtë e përbashkët ne kongres dhe ne senatin amerikan dhe aty u bind  për të qenë strategu i fushatës se opozitës për zgjedhjet e 11 Majit.

Këshilltari amerikan shprehet i rezervuar për kontratën financiare me PD-në duke deklaruar se publike do të bëhet në një moment të dytë.

Chris LaCivita: E di që ligjet e kontratave janë miratuar nga avokatët e mijë, avokatet e partisë dhe këto shifra do të bëhen publike në një çast tjetër, pra ka një agjendë se kur do të publikohen. E kuptoj se disa njerëz duan të bëjnë pyetje të tilla, sidomos nga ana e Edi Ramës…

Blendi Fevziu: Ka qenë vetë Kryeministri që tha se keni ardhur për të fituar ca para e më pas do të ktheheni në Shtetet e Bashkuara.

Chris LaCivita: Edi Rama e thotë këtë gjë sepse nuk mbron dot 12 vitet e fundit si Kryeministër që ka shkartuar çdo gjë. Nuk ka asgjë për të folur përveç se dështimeve të tij.

Ndërsa thekson se nuk përfaqëson administratën e SHBA në këtë detyrë të re në Shqipëri.

Chris LaCivita: Jam një individ privat. Nuk punoj për qeverinë. Janë në dijeni. Kurrë nuk do të punoja kundër agjendës së Presidentit nëpër botë. Por nuk kam nevojë për lejen e ndokujt për të bërë atë që jam duke bërë. Jam këtu për një pikëpamje politike. Angazhimi im dhe aftësitë e mija që të sigurohemi që partia demokratike do të fitojë.

Por si mendon La Civita në lidhje me faktin se Berisha është shpallur një person non grata nga administrata amerikane dhe a përbën problem për të punuar.

Chris LaCivita: Si fillim, është ish-administrata, Antony Blinken. Ka qenë të korruptuar sa s’ka…

Blendi Fevziu: Kanë qenë të korruptuar?

Chris LaCivita: Kanë qenë aq të korruptuar sa qeveria e Edi Ramës. Në sytë e mij dhe në mendimin tim, dhe këto nuk janë çështje që nuk i diskutoj në Shtetet e Bashkuara sepse nuk është ky rol im. Një prej arsyeve që jam këtu është ngaqë ajo shpallja non-grata ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet, të paktën në sytë e mi.Administrata e Biden-it bëri kaq shumë gabime në kaq shumë nivele të ndryshme. Ky ishte thjesht një gabim tjetër.

Por cili është roli i tij në këtë fushatë.

Chris LaCivita: Këshilloj kandidatët. Flas me doktor Berishën. Diskutojmë për strategjinë, diskutojmë për mesazhin dhe rëndësinë e mesazhit dhe rëndësinë e të qenit aktiv në terren e të folurit me votuesit në mënyrë që të sigurohesh që njerëzit do të votojnë.

La Civita i rrëzon sondazhet e publikuara në media ku e nxjerrin PS në avantazh me disa pikë ndaj opozitës dhe akuzon Ramën se po i shmanget debatit. Sipas tij gara e 11 Majit është shumë e ngushtë.

Tv Klan