Policia e Kurbinit ka parandalur një vrasje në qyetetin e Laçit, ditën e sotme. Kjo e fundit ka ndërhyrë, në adresën e një shtëpie ku kanë konstatuar se po konfliktoheshin për motive të dobëta, Davë Dedgjonaj Gjoni  me një shtetas me iniciale S.Ll.

Sipas policisë, konflikti mund të përshkallëzohej deri në vrasje dhe për këtë arsye është bërë arrestimi në flagrancë i shtetases, Davë Dedgjonaj Gjoni, 65 vjeç.

Gjatë gjatë kontrollit të ushtruar asaj iu i’u gjetën 1 armë zjarri pushkë me fishekë në fole dhe  175 fishekë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./tvklan.al