Nëse Lady Diana do të kishte pasur të vënë rripin e sigurimit natën e aksidentit tragjik, ajo do të ishte ende gjallë dhe do të kishte djemtë e saj të rriteshin e të krijonin familje.

I këtij mendimi është patologu i mjekësisë ligjore, Richard Shepherd, një ekspert në fushën e tij, i cili ka kryer më shumë se 23 mijë operacione pas vdekjes (post-mortum).

Shepherd ishte mjeko-ligjori që ekzaminoi për herë të dytë trupin e Princeshës Diana, për hetimin zyrtar mbi vdekjen e saj.

“Do të doja të thoja se ajo do të kishte vdekur gjithsesi, por fakti është që nëse do të kishte pasur të vënë rripin e sigurimit, ajo do të kishte qenë këtu për dasmën e Princit Willian dhe Harry-t”,

thotë eksperti.

Sipas Shepherd, nëse Diana do të kishte mbetur e bllokuar brenda automjetit do të kishte pësuar fraktura, por asgjë më shumë.

Më 31 Gusht 1997, e gjithë bota do të tronditej nga aksidenti tragjik që i mori jetën në moshën 36-vjeçare Princeshës së Britanisë së Madhe. 20 vjet më vonë, ajo vijon të kujtohet si mbretëresha e zemrave.

/tvklan.al