Moda po kthehet gjithmonë e më shumë pas në kohë. Këtë herë, frymëzimi është Lady Diana dhe stili i saj i të veshurit. Kështu, do të kthehemi pas në vitet ’80.

Viti 2020 do të shoqërohet me rikthimin e modës në mënyrën magjepsëse të të veshurit të princeshës, ku përshtypje të bëjnë këmishat me jakë të ngritura me fruda. Ky trend i zgjedhur nga Diana 40 vjet më parë do të risillet në vëmendje dhe do të ketë një tjetër “përqafim” të këtij stili në këtë dekadë të re.

Pra, këmishat me pala të theksuara në pjesën e qafës do të dominojnë veshjet e këtij viti. E mira e tyre është se jo vetëm që na bëjnë të dukemi bukur, por edhe na e bëjnë edhe më të lehtë kombinimin.

Në preferencat e princeshë Dianës ishin edhe trikot e punuara, xhaketat, të cilat i vishte me një fustan për t’i dhënë më pamje veshjes. Megjithatë, nuk dihet nëse këto të fundit do të parapëlqehen të jenë në garderobat tona.

Klan Plus