Lady-Gaga-weddin

Nusja e ardhshme Lady Gaga ka më shumë se 30 fustane nusërie që presin të zgjidhen prej saj për ditën e dasmës me aktorin Taylor Kinney.

Në fakt nuk bëhet fjalë për një kapriço të 29 – vjeçares, por siç zbuloi ajo vetë për gazetën Dailystar, janë stilistët ata që kërkojnë me dëshpërim që Gaga të mbajë veshur fustanet e tyre.

Kjo ka bërë që këngëtarja të vihet në vështirësi, pasi do t’i duhet të zgjedhë mes 30 fustaneve të realizuara enkas për të. /tvklan.al