Lady Gaga “mërzit” Bradley Cooper

E falenderon në çdo dalje televizive me të njëjtën fjali

Jo vetëm këngëtare, por edhe një aktore shumë e mirë, Lady Gaga nëpërmjet interpretimit të saj në filmin “A star is born” ka arritur të bëjë për vete akoma më shumë fansa. Por 32 -vjeçarja duket se nuk është po aq e zonja në  fjalime.

Videot me këngët e saj dhe të Bradley Cooper në filmin e ri po bëjnë xhiron e botës. Por po me kaq shpejtesi është përhapur një video tjetër, e cila e tregon atë duke thënë të njëjtën fjali për të falenderuar Cooper.

 “Mund të jenë 100 veta në një dhomë dhe 99 prej tyre nuk besojnë tek ju dhe vetëm njëri prej tyre e bën, kjo mjafton për të ndryshuar jetën tuaj”. Kjo është fjalia që Lady Gaga e ka thënë pa asnjë ndryshim në të paktën 11 dalje televizive. Aq shume e ka përmendur, saqë edhe aktori 43 –vjeçar duket i bezdisur prej saj.

Ndoshta këngëtarja beson se edhe fjalimet janë si këngët e saj të bukura, që sa më shumë t’i dëgjosh, aq më shumë të pëlqejnë.

Tv Klan

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*