Lady Gaga në prag martese. Këngëtarja e njohur amerikane mësohet së është fejuar në mënyrë të fshehtë më agjentin e saj, Christian Carino, 15 vjet më i vjetër në moshë se Gaga.

Sipas mediave rozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i fejuari i yllit amerikan të muzikës ka zgjedhur të respektojë traditën, duke shkuar të kërkojë dorën te babai i nuses.

Lajmi për martesë ende nuk është konfirmuar nga Lady Gaga, por në rrjetet sociale çifti duket mjaft i afërt, siç dëshmon kjo foto e publikuar nga Christian Carino.

Historia e dashurisë mes të dyve është bërë publike në muajin shkurt kur 31-vjeçarja performoi në finalen e Super Boël-it dhe pranoi se ishte e dashuruar.

 Tv Klan