Lady Gaga puthet me instrumentistin e saj

Lady Gaga puthet me instrumentistin e saj

20:42 17/06/2019

Këngëtarja e popit Lady Gaga pak muaj më parë u nda nga i fejuari Christian Carino. Por duket se tanimë dashuria e vjetër është harruar. Fillimisht u përfol për një romancë me aktorin Bradley Cooper. Por së fundmi, një tjetër veprim i saj ka marrë vëmendjen e mediave. Këngëtarja puthi në skenë një nga instrumentistët, ndërsa performonte në Las Vegas.

Instrumentisti i trombës është Brian Newman, i cili është i martuar. Në videon e postuar në mediat sociale, Gaga shihet duke mbajtur duart e Brian dhe këndon: “I dashur, më puth” dhe më pas të dy puthen në buzë. Edhe pse instrumentisti është i martuar, duket se puthja ishte vetëm një pjesë e shfaqjes.

Klan Plus



Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi