Këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka marrë vendimin për të shtyrë albumin e saj më të ri “Chromatica”. Albumi ishte parashikuar të dilte në treg në 10 Prill të këtij viti por që për shkak të pandemisë globale COVID-19 publikimit do të bëhet më një datë më vonë.

Në një deklaratë të gjatë në Twitter, Gaga është shprehur se ky ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë .

“Doja t’ju them se pas shumë diskutimesh, unë kam marrë një vendim tepër të vështirë për të shtyrë publikimin e “Chromatica”. Do ju njoftoj për datën e re dhe do të jetë në vitin 2020”, është shprehur këngëtarja.

Gaga do të sjellë bashkëpunime të ndryshme në albumin e saj të ri, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me këngëtaren Ariana Grande. “Chromatica” do të jetë albumi i dytë i këngëtares që nga viti 2016 kur e kishte publikuar “Joanne”. 

Klan Plus