Lagështia e ajrit ul mundësinë për infektim nga Covid-19



Lagështia e ajrit ul mundësinë për infektim nga Covid-19

21:50 14/10/2020

Studiuesit japonez kanë përdorur një kompjuter të veçantë të quajtur Fugaku, për të ndjekur shpërndarjen dhe rrjedhën e grimcave nga njerëzit e infektuar me koronavirus në ambiente të ndryshme.

Nga një animacion i krijuar në kompjuterin special, vihet re se sasia e grimcave të shpërndara në ajër më lagështi më pak se 30%, është shumë më e madhe se sasia e shpërndarë në të njëjtën distancë mes njerëzve, por me lagështi më të madhe ajri. Si rezultat, studiuesit dolën në përfundim se në vendet e mbyllura dhe me thatësi të madhe ajri, grimcat shpërndahen në masë dy herë më të madhe sesa në vende të hapura dhe me lagështi.

Ata thanë se kjo mund të sjellë rreziqe te shumta infektimi sidomos në kohën e dimrit, kur njerëzit qëndrojnë më gjatë në ambiente të mbyllura dhe thatësia e ajrit është më e madhe.

Studiuesit nga qendra e kërkimeve Riken dhe Universiteti Kobe në Japoni, kanë këshilluar përdorimin e metodave të ndryshme për të mbajtur lagështinë e ajrit mbi 30 % në të gjitha ambientet e mbyllura.

Super kompjuteri japonez, po ashtu tregoi se asnjë lloj mbrojtje e fytyrës nuk është aq efektive sa maskat në parandalimin e përhapjes së virusit. 

Edhe pse sipas ekspertëve të shëndetit deri tani është menduar që virusi Covid-19 mund të përhapet dhe të qëndrojë me orë të tëra në ajër, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka filluar ta rishikojë si mundësi një gjë të tillë. Marrë parasysh, studimet e ndryshme që tregojnë se në vende të hapura dhe me lagështi 60% e më shumë, mundësia e përhapjes dhe qëndrimit për orë të tëra e grimcave në ajër është shumë e ulët.

Kompjuteri Fugaku është përdorur edhe më parë për të studiuar kushtet e infektimit në tren, hapësira pune dhe shkolla./tvklan.al

 



Të ngjashme