Lagja e re me 74 shtëpi në Ndroq



Lagja e re me 74 shtëpi në Ndroq

00:03 09/02/2021

Kryeministri Rama inspekton punimet

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin Arben Ahmeaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektuan punimet për ndërtimin e lagjes së re në Ndroq. Në lagjen e re me 74 shtëpi banimi, ku do të përfitojnë afro 400 banorë, Rama u ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës për procesin e rindërtimit.

Janë afro 32 mijë familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit. Përveç shtëpive, lagja e re do të ketë edhe një qendër sociale, si dhe shkollë e kopsht. Kreu i qeverisë, gjatë takimit me banorët e zonës, nuk kurseu edhe batutat, teksa tërhoqi vëmendjen për zbatimin e masave antiCovid.

Tv Klan







Të ngjashme