Veliaj: Shqipëria ringrihet më e fort falë punës

74 shtëpi kanë nisur të ndërtohen në Ndroq për të formuar lagjen më të re që do të strehojë 350 banorë që mbeten pa shtëpi nga Tërmeti i 26 Nëntorit të shkuar. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në nisjen e punimeve u shpreh që vijnë në 1-vjetorin e tragjedisë.

Para një viti, tërmeti na provoi sa të brishtë jemi; kur toka dridhet nën këmbët tona secili prej nesh ndihet i dobët, i pafuqishëm dhe i pamundur për t’i bërë ballë. Por, gjatë këtij viti provuam se, kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, kur ne i vëmë syrin punës, kur ne përveshim mëngët për të bërë këto projekte, dalim vërtetë shumë të fortë. Nëse para një viti u provua brishtësia jonë, besoj që, pas një viti provohet forca jonë, fuqia jonë transformuese, kur i vëmë qëllim vetes të ringrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam”.

Kryebashkiaku u ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës.

Më e mira është padyshim përpara! Sigurisht, ka kukuvajka që nuk pushojnë, por unë besoj se dikush që ka shtuar 4 vila gjatë tërmetit, nuk ka të drejtë morale të ankohet. Kur Monika dhe Luli të japin shtëpinë e tyre të parë, atëherë do fitojnë të drejtën morale të japin mend si bëhen këto punë”.

Kryebashkiaku Veliaj dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi morën pjesë edhe në nisjen e punimeve për rindërtimin e 8 konvikteve të reja të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës ku do të akomodohen 2200 studentë.

Tv Klan