Lagje e re për të pastrehët e tërmetit



Lagje e re për të pastrehët e tërmetit

12:25 05/03/2021

35 banesa individuale dhe 6 pallate në Rrëshen

Më herët Kryeministri Edi Rama ishte në Rrëshen ku po ndërtohen 35 banesa individuale, 6 pallate dhe 68 apartamente për të prekurit nga tërmeti.

Aty sapo nisi faza e parë për ndërtimin e infrastrukturës, rrugëve, kanalizimeve dhe shtrimi i rrjeteve.

Lagjia e re pritet të përfundojë në Tetor të këtij viti bashkë me të gjithë infrastrukturën urbane.

Kryeministri Rama tha se tërmeti goditi të gjithë, por pasojat më të rënda i përjetuan më të varfërit ndaj ai tha se të gjithë do të marrin falas banesat e reja.

Tv Klan







Të ngjashme