Veliaj: Tirana policentrite po bëhet realitet

Verën e ardhshme lagjia “5 Maji” në kryeqytet do të jetë gati për banorët e prekur nga tërmeti. Teksa inspektoi punimet sëbashku me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se puna për ndërtimin e lagjes së re po ecën me ritme të shpejta.

“Më vjen mirë që shoh që tek një kantier publik është punuar me më shumë shpejtësi dhe cilësi se në një kantier privat. Kjo është dita me natën. Po punohet me shumë cilësi dhe shumë shpejt. Fakti që sot shikojmë se si po konturohet kjo lagje e re vërtet Tirana policentrike po bëhet realitet. Do jetë një qendër dhe Beni e tha do vijnë edhe institucione  dhe kur vijnë institucione lagjia nuk është më konvikt është 24/7. Pra edhe shkohet në punë, edhe bëhet tregti, edhe jetohet, edhe shkohet në shkollë, edhe kalohet kohë cilësore rekreative.”

Veliaj tha se deri në përfundimin e lagjeve të reja, banorët do të vazhdojnë të marrin bonusin e qirasë.

“Është një surprizë e jashtëzakonshme që jo vetëm te ky kantier, por tek disa kantier rresht këtu kemi dalë jo vetëm mbi sipërfaqen, por ka mbaruar karabinaja, kanë filluar tani edhe detajimet e suvasë dhe veshjes me kapotë. Tregon progres për ato familje që janë akoma me qira. Por siç e tha edhe ministri, ne i japim garanci çdo familjeje që ne do vazhdojmë me qira deri ditën që do marrin çelësin e shtëpisë së re dhe të hyjnë me këmbën e djathtë e të mbarë

Lagjia e re është projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, e cila po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës.

Tv Klan