Një drekë punë ka zhvilluar kryeministri Albin Kurti me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Këtij takimi pas më shumë se një ore i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffery Hovenier.

Emisari Lajçak pas takimit tha se kanë biseduar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe përfshirë edhe 6 kushtet e vëna nga kryeministri Kurti. Duke mos dhënë detaje të tjera ai kërkoi që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen.

Ne biseduam për këtë çështje dhe e informova kryeministrit për pozicionin tonë. Nuk dua të hyj në detaje. Dua të përsëris se çdo marrëveshje e arritur në dialog duhet të zbatohet, kjo është mënyra se si duhet të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve.

Para takimit me Lajcakun kryeministri Kurti gjatë paradites të së hënës ka pritur në takim të gjitha ambasadorët e akredituar në Kosovë përfshirë edhe atë të Shqipërisë.

Kryeministri i ka njoftuar ambasadorët me 5 pikat e prezantuara në Kuvendin e Kosovës për pranimin e Asociacionit. Kryesia e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar një marsh kundër formimit të Asociacionit, me 15 Shkurt.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015 – por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha më 2015 se marrëveshjet nuk ishin plotësisht në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit, por që mund të harmonizohen.

Faktori ndërkombëtar është duke insistuar që Kosova të themeloj këtë asociacion konform kushtetutës së Kosovës.

Tv Klan