“Shpresoj që Kurti dhe Vuçiç të takohen para pushimeve”

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka përfunduar vizitën në Kosovë duke paralajmëruar marrëveshje të reja së shpejti.

Në konferencën për media Lajcak nuk dha detaje të marrëveshjeve duke thënë se janë në fazën e finalizimit dhe nevojitet vendimi politik për to.

“Ne kemi disa marrëveshje të gatshme, para finalizimit, ajo që na nevojitet tani është vendimi i nivelit politik për t’u dakordësuar”.

Lajçaku ka vlerësuar lartë marrëveshjen e arritur për udhërrëfyesin mbi marrëveshjet e mëhershme për energjinë në veri. Shpreson për një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel para pushimeve të verës.

“Ne jemi optimistë pasi që të dy, Kurti dhe Vuçiç, e kanë përsëritur disa herë se janë të gatshëm për takim kur i kam ftuar. Çështja është se ne duam të jemi të sigurt që takimi do të jetë edhe produktiv dhe të ketë disa rezultate”.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për zbatimin e së cilit tha se  nuk ka ndonjë propozim. Lajçak pas konferencës për media ka vizituar veriun e Kosovës për të vazhduar më pas udhëtimin për në Beograd.

Tv Klan