I dërguari i BE-së, vizitë tre ditore në Kosovë

Rreth orës 16 ka arritur në Prishtinë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak. Ai ka ecur në këmbë në sheshin e qytetit për të vazhduar në zyrat e BE -së në Kosovë.

Në mbrëmje ai ka zhvilluar një takim më shumë se njëorësh me kreun e LVV-së Albin Kurti. Pas takimit nuk ka pasur deklarata për media.

Para se të arrijë në Kosovë Lajçak ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare pret nga qeveria e re e Kosovës që të vazhdojë dialogu Prishtinë Beograd.

Kurti pasi ka fituar zgjedhjet ka thënë se dialogu me Beogradin do të jetë prioritet i katërt i qeverisë së tij.

Por Lajçak ka thënë se bënë të dramatizohet më këto deklarata të Kurtit. Sipas tij ai e di se prioritet janë çështja e korrupsionit, problemet ekonomike dhe sundimi i ligjit por gjithashtu sipas Lajçakut Kurti e di mirë se BE-ja e SHBA-ja presin vazhdimin e dialogut.

Ai do të vizitoj më pas Serbinë dhe Malin e Zi ndërsa do të qëndrojë tri ditë në Kosovë. Lajçak nesër do të takohet me presidenten në detyrë Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin dhe përfaqësues të partive politike.

Tv Klan