I dërguari i BE-së del garant për qëndrimet e Albin Kurtit

Pas tre ditësh në Kosovë, Mirosllav Llajҫak, ka arritur në selinë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Serbia e pret e shqetësuar pas presioneve ndërkombëtare për njohjen e Kosovës. Por, emisari i BE-së për dialogun dëshiron vazhdimin e dialogut.

BE-ja nuk flet për njohje reciproke të të dyja vendeve, por për marrëveshje përfundimtare. Në Beograd Llajcak i ka qetësuar nikoqirët me një detaj nga Prishtina për fituesin e zgjedhjeve të Kosovës, Albin Kurti.

“Askush, asnjë Qeveri, asnjë lider nuk e ka luksin të zgjedhë prioritetet e tij. Ekzistojnë prioritete që i zgjidhni Ju, por ka prioritete të cilat detyroheni t’i pranoni. Nuk shoh konflikte në prioritetet e z. Kurti për fushatë, por ai e kupton mire që prioriteti i punëve të jashtme është vazhdimi i dialogut pasi kjo pritet nga ai dhe këtë ai e ka pranuar gjatë bisedave tona”.

Lajçak tha se dialogu është i rëndësishëm për të dyja palët. Por, presidenti Vuçiç, ritheksoj se Kosova nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa dhënë diçka si kompromis. 

Unë nuk shoh që shqiptarët të jenë të gatshëm për marrëveshje, por është një lajm I mirë që janë të gatshëm për dialog. Ne jemi të gatshëm me dëshirën që të ekzistojë mirëkuptim edhe për interesat tona kombëtare dhe jo vetëm të shqiptarëve. Rrjedhimisht marrëveshja e kompromisit nënkupton “askujt të gjitha dhe të gjithëve mjaftueshëm”. 

I dërguari i BE-së theksoi se BE-ja pret implementimin e çdo marrëveshje të arritur. Këtë vizitë tha se e ka përgatitur bashkë me partnerët amerikan.

Tv Klan