Procesi i reformimit të BE të ecë paralelisht me zgjerimin

Në forumin për integrimin Lajcak tha se për vonesat e deritanishme do të ishte gabim të kritikohet vetëm BE-ja sepse vetëm gjatë vitit të fundit ka patur disa mbledhje të ministrave të jashtëm për Ballkanin Perëndimor.

“Bashkimi Evropian duhet të rikthejë besueshmërinë në procesin e zgjerimit duke hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Procesi i integrimit ka rezultuar shumë më i ngadalshëm nga sa ne kishim shpresuar, por BE-ja brenda vetes po përballet me shumë sfida. BE-ja dëshiron që të jetë e sigurt që anëtarët e rinj të mos i sjellin probleme shtesë. Gjithsesi jam i bindur se ne nuk e kemi luksin që të presim që shtetet anëtare të BE-së t’i zgjidhin të gjitha problemet e tyre dhe më pas t’i drejtohemi Ballkanit Perëndimor. BE-ja ka kapacitet të mjaftueshëm për të udhëhequr dy proceset në të njëjtën kohë”.

Sipas Lajçak ka vetëm një alternativë për këtë rajon anëtarësimi i plotë në BE ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të përkushtuara në procesin e reformave.

Klan News