Hoti: Nuk diskutojmë Asociacionin e Komunave Serbe

Në kohën kur duket qartazi se ka ngecje të dialogut Prishtinë-Beograd i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak po qëndron në Prishtinë. Ai ka takuar Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Ky i fundit  ka bërë të ditur se në takim i është bërë një vlerësim procesit të dialogut, si dhe është diskutuar për takimet e radhës.

Ky nuk është dialog i lehtë. Ka thënë se nuk ndikohet nga presionet kur është pyetur për Asociacionin e Komunave Serbe nëse do të hidhen sërish në tavolinën e bisedimeve. Ai ishte i prerë se kjo çështje nuk do të diskutohet në Bruksel.

Lajcak ka takuar edhe kryetaren e parlamentit, Vjosa Osmanin. Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është bërë kushti i radhës i Serbisë për t’u ulur përsëri në tavolinën e bisedimeve për të cilën Kosova refuzon. Formimi i Asociacionit është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013, ndërsa më 2015 u arrit marrëveshja për themelimin e saj.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të qeverisë.

Tv Klan