Po qëndron në Kosovë emisari evropian për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajcak. Ai ka arritur në Kosovë në orët e pasdites ku ka vizituar fillimisht zyrat e BE-së për të zhvilluar më pas një takim pa praninë e mediave me kryeministrin Albin Kurti.

Nesër Lajcak fillimisht do të takojë kryeparlamentarin Glauk Konjufca për të vazhduar më pas takime me komunitetin ndërkombëtar,  përfaqësues të partive politike, të komunitetit, biznesit e mediave.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit Kosovë Serbi.

Lajçak do të qëndrojë në Kosovë deri të premten ku do të përfundojë vizitën e tij me një konferencë për media, ku edhe do të flas për qëllimin e vizitës dhe detajet e takimeve.

Tv Klan