I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Forumin e Beogradit është shprehur se zgjidhja mes dy vendeve do jetë e dhimbshme.

Në fjalën e tij gjatë takimit virtual ku mori pjesë dhe Hoti e Vuçiç, Lajçak tha se ata që do gjejnë zgjidhje do jenë në anën e duhur të historisë.

Tri qëllimet e procesit janë: normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në përputhje me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër dhe kontributi në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që do e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”, ka thënë diplomati.

Ndërkohë në këtë takim Hoti është shprehur se dy vendet duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të arrijnë në njohe reciproke./tvklan.al