Një çantë e braktisur  pranë zonës së “Vasil Shantos” ka alarmuar të gjithë banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Edhe Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar për mediat sqaron se valixhja e braktisur është konstatuar në rrugën “Sulejman Delvina”, në një trotuar.

Tvklan.al ka siguruar dhe pamjet, ku shihet se forcat e policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë evakuuar banorët.

Pas kontrolleve nga Policia e Tiranës dhe forcave xheniere është konstatuar se brenda valixhes nuk kishte lëndë plasëse, por disa rroba.

Njoftimi paraprak nga Policia e Tiranës:

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al