Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike, Sali Berishën, duket se ka sjellë debate të ashpra brenda kësaj force politike.

Nga studio e Opinion, Blendi Fevziu tha: “Kam një informacion që më vjen tani. Më thonë që brenda PD në këto momente ka debate midis Leskajt, Tritan Shehut, Flamur Nokës me Lulzim Bashën… dhe Albana Vokshin për vendimi e marrë. Por ndërkohë nuk lejohet të hyjë dhe të dalë asnjeri. Pporta e hekurt e selisë është e mbyllur. Pra mesa duket ka njëlloj reagimi”.

Ndërsa Artur Zheji shtoi: “Kryengritja filloi, kështu i bie”./tvklan.al