Lajm i keq nga Facebook për përdoruesit e Huawei

Posta

Lajm i keq nga Facebook për përdoruesit e Huawei

23:45 07/06/2019

Rrjeti më i madh social Facebook u është bashkuar sanksioneve ndaj gjigandit kinez të teknologjisë Huawei, të iniciuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reuters njofton se aplikacioni i Facebook në celularët smartphone Huawei nuk do të mund të parainstalohet.

Përdoruesit e këtyre celularëve do të jenë në gjendje që të shkarkojnë dhe përditësojnë aplikacionin e Facebook, por në celularët e rinj të Huawei, Facebook, WhatsApp dhe Instagram nuk do të jenë të parainstaluara.

Duke komentuar këto zhvillime, një zëdhënës i Facebook tha se po shqyrtojnë rregullat përfundimtare të Departamentit amerikan të Tregtisë.

Në muajin Maj, Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalonte kompanitë amerikane të përdorin gjigandin kinez të komunikimit Huawei.

Pas këtij urdhri, Google njoftoi se celularët Huawei nuk do të përditësohen me versionet e fundit të Android, duke e hequr nga lista e përditësimeve të ardhshme. Edhe kompania e procesorëve ARM prishi marrëveshjen me Huawein. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi