Aktori Engin Altan Dyzyatan po pret të bëhet sërish baba. Bashkëshortja e tij, Neslisah Alkoçlar raportohet se është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit.

Lajmi është raportuar nga disa media turke, përfshirë “HaberTurk”, por as Dyzyatan dhe as bashkëshortja e tij nuk janë prononcuar ende mbi këtë temë.

Aktori 38-vjeçar që mori famë të madhe me rolin e Ertugrulit në serialin historik që së shpejti do të në nisë transmetimin e sezonit të katërt në Klan Plus, është martuar në vitin 2014. 

Ndërsa në Janar të vitit 2016 çifti mori në krahë fëmijën e parë, Emir Aras.

/tvklan.al