Nis shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë rezidentë në Kanada.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, shkruan se tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

“I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme. Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush!”, thuhet në postimin e shpërndarë nga Ministrja Xhaçka./tvklan.al