Kreu i qeverisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është vendosur një tjetër shtyrje e kësteve të kredive me tre muaj.

Rama shkruan se së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë kanë firmosur marrëveshjen për shtyrje të kësteve të kredive deri më 31 Gusht 2020.

“Lajm i mirë. Bashkëfirmosëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020”.

Po ashtu kryeministrin bën me dije se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi. /tvklan.al