Shreder ,kancelari i sapo zgjedhur gjerman, ka nisur tentativat për krijimin e qeverisë. Kabineti i ri duhet të krijohet deri me 28 Tetor. Ky është afati që i është vendosur Shrederit për të formuar qeverinë gjermane. Emrat e zgjedhur për qeverinë e re do të diskutohen në kongresin që do të zhvillohet nga dy partitë bashkëpunuese.

Kroacia  është gati të presë Papën për vizitën që do të kryejë. Por si do të jenë reagimet midis të krishterëve dhe muslimanëve.Gjatë vizitës së tij Papa Gjon Pali i II do të nderojë kardinalin Stefanic i cili u vra në vitet ’60 nga serbo- ortodoksit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Kroaci, Stefanic, është kthyer në një hero kombëtar.

Ende ndihen ethet e pushtetit Sovjetik në vëndet Balltike. Në Letoni do të zhvillohen zgjedhjet por ende është shpejt për të dhënë një emër të partisë fituese. Nga sondazhet partia Nacionaliste renditet e treta.

 Pamje nga Shreder, Kroaci, Letoni. /tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori