S’kisha arsye për të abuzuar sepse shteti nuk përdoret për arsye personale. Ka qënë kjo deklarata e Andreotit, njeriu i cili për 7 legjislatura ka udhëhequr Qeverinë Italiane. Emri i tij figuron të jetë i përzier dhe në vrasjen e Nino Pekorelit i cili kërcënoi se do botonte dokumenta sekrete të Aldo Moros ku figuron dhe emri Xhulio Andreotit. Ndërkohë për zgjatjen e procesit motra e Pekorelit ka dhënë deklaratën e nxehtë se ata nuk ka kush i përkrah. Procesi tjetër i Siçlisë do të nisë në mes të Tetorit.

Bombardimet ende vazhdojnë mbi Republikën rebele. Qeveria Çeçene ka deklaruar se numri i të vdekurve nga bombat është mbi 300 persona. Presidenti çeçen ka kërkuar praninë e vëzhhguesve ndërkombëtarë për të vrojtuar gjendjet. Moska e akuzon Çeçeninë për furnizimin me armë dhe ushqim të rebelëve në Kazakistan si dhe për bombat në Rusi ku gjetën vdekjen 300 persona. Nga gjendja e krujuar numri i të ikurve nga Çeçenia po mbërrin në mijëra vetë.

Policia ruse është shumë e impenjuar për kapjen dhe bllokimin e elementeve terroriste. Këto kontrolle të imta kanë sjellë zbulimin e disa pikave të tjera të kontrabandës ndërkohë që trupat speciale ruse po vazhdojnë kërkimet për manifestimet e të dyshuarve çeçenë.

Ka filluar në Timorin Lindor rikthimi i të ikurve nga kaosi dhe dhuna por për shumicën prej tyre rikthimi ësht tronditës. Forcat ndërkombëtare po sjellin ushqime dhe ndihma për banorët. Në Xhakarta studentët i kanë dhënë lamtumirën shokëve të tyre të vrarë nga përleshjet mes tyre dhe policisë së Habibit. Nga përleshjet e ditëve të fundit numri i të vdekurve ka qënë mbi 6 persona./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori