Lajme nga bota : Mbretëresha Elisabet dhe presidenti francez Shirak, kanë vendosur sot buqeta me lule në përvjetorin e 80-të të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Në 11 Nëntor 1918 Lufta e Parë Botërore mbaroi në të gjithë Europën. Janë mbi 2200 të mbijetuar francezë nga lufta ku më i moshuari ka moshën 17  vjeç. Të shoqëruar  nga Garda e Republikës Franceze, presidenti Shirak dhe mbretëresha Elizabet kryen homazhet në Harkun e Triumfit në Francë.

Komisioni special i OKB-së ka vendosur sot të tërheqë gjithë specialistët nga Bagdati. Ky komision është ngarkuar që të verifikojë çarmatimin kimik të Irakut. Marrëdhëniet dhe bisedimet mes SHBA -së dhe Irakut për çeshtjen  e çarmatimeve kanë rrjedhur me shpejtësi. Ministri amerikan Kohen ka deklaruar se dhe qetësia diplomatike ka një kufi.

Këshilli Izraelit i Ministrave ka vendosur të rishqyrtojë projktin i cili duhet të paraqitet në parlamentin irzraelian. Njetanjahu e la projektin e paqes që javën e kaluar si pasojë e akteve terroriste që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Pamje mbretëresha Elisabet dhe presidenti i Francës Zhak Shirak ceremonia në harkun e Triumfit. OKB ushtarakë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori