Lajme nga bota, atentat, pengjet, Sadam Hysein (8 Gusht 1999)



Lajme nga bota, atentat, pengjet, Sadam Hysein (8 Gusht 1999)

16:00 08/08/1999

Në Republikën e vogël të Dagistanit përbërëse e organizatës ruse pritet të shkojë Kryeministri Stepashin. Prej disa ditësh po zhvillohen luftime mes trupave ruse të dislokuara atje dhe rebelëve nga Çeçenia e cila kërkon të shkëputet nga Rusia. Ka patur mjaft të vrarë e të plagosur nga të dyja palët. Ba vizita e Stepashin pritet të që çtensionohet situata.

Organizata terroriste palestineze Hamas ka vrarë dje në Bregun Lindor të lumit Jordan dy kolonë çifute. Atentati i fundit është kryer pas një kohe t gjatë qetësie prej ekstremistëve që nuk e pranojnë paqen të nëshkruar nga lideri Arafat. Ky është atentati i parë pas takimit të kryeministrit Izraelit Barak me Arafat.

Guerilasit antiqeveritare në Siera Leone mbajnë peng 12 vetë nga të cilët 4 janë ushtarake britanike dhe 8 të tjerë punonjës të OKB-së në vend. Kanë filluar tratativat për lirimin e tyre nga një i dërguar britanik. Vendi afrikan është përfshirë nga lufta civile.

Në Bagdad është përkujtuar 10 vjetori i përfundimit të luftës mes Irakut dhe Iranit. Presidenti iraken Sadam Hysein në një fjalim i ka kërkuar autoriteteve të vendit fqinj të lirojnë një numër të madh pengjesh lufte që mbahen në burgje më shumë se një dekadë./tvklan.al







Të ngjashme