Lajme nga bota, Barak, Kashmir, Meksikë tërmeti (6 Korrik 1999)



Lajme nga bota, Barak, Kashmir, Meksikë tërmeti (6 Korrik 1999)

18:15 06/07/1999

Lajme nga bota: Presidenti Bill Klinton i kërkoi Kryeministrit Izraelit laburistit Ehud Barak të vijë për të biseduar lidhur me rifillimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Barak ka premtuar t’i jape fund konfliktit 100 vjeçar izraelito-arab duke paraqitur të Hënën para partisë së tij axhendën e paqës.

India nuk do të mashtrohet nga Pakistani dhe do të vazhdojë operacionet e veta ushtarake për të parandaluar inflirtimet ne Kashmir, ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Indisë. Ministri i Brendshëm i Vijës së Ashpër tha se operacioni ushtarak do të vazhdojë derisa të dëbohet dhe shkelësi i fundit pakistanez.

Një tërmet ka tronditur dje dy shtete meksikane në Paqesor përfshirë Guereron. Tërmeti 5 ballë mund të shkaktonte dëmtime të ndërtesave nëse epiqendra do ishte në zonë me ndërtesa. Në shtetin fqinj Micoakan, Drejtori Mbrojtjes Civile bëri të ditur se nuk ka pasur as viktima dhe as dëme./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori







Të ngjashme