Lajme nga bota: Barak ka diskutuar mbrëmë për tre orë me Sekretaren Amerikane të Shtetit Ollbrajt për pikat që duhen riparë në marrëveshjen ekzistuese. Çeshtja e pazgjidhur ende është ajo e të burgosurve palestineze që mbahen ende në burgjet izraelite.

Mbrëmë në Aleksandri të Egjiptit ka mbërritur dhe Arafat i cili është pritur nga një përfaqësues amerikan dhe personalitete të politikës së Egjiptit. Ndërkohë që në Izrael ish Ministri i Jashtëm Ariel Sharon, me largimin e Netanjahut nga skena politike ka fituar postin e tij në zgjedhjet e së djathtës.

Vëzhguesit e OKB-së kanë filluar të largohen nga disa qytete të Timorit Lindor duke lënë pas konflikte. Dje janë vrarë dy shoferë të misionit vëzhgues të OKB-së.

Çeshtja Dajana – Al Fajed në proces gjyqësor. Kështu është vendosur dy vjet pas aksidentit tragjik të Parisit ku humbën jetën Princesha e Uellsit Ledi Dajana dhe multi miliarderi Dodi Al Fajed./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori