Bill Klinton është presidenti i dytë në historinë amerikane i cili do t’i kalojë senatit. Në Amerikë përsëritet historia. Vetëm 130 vjet më parë ishte presidenti amerikan Xhonson i cili shpëtoi nga vendosja e tij në akuzë vetëm për një votë.

Kësaj rradhe historia e Klinton po vazhdon duke kaluar struktura të ndryshme derisa të mbërrijë në dorë të senatit amerikan në Janar të 1999. Ishte Dhoma e Kongresit Amerikan e cila e udhëhequr nga amerikanët i ka thënë po vendosjes së Klinton në akuzë. Dokumenti i miratuar është përcjellë nga krerët e të moshuarve amerikanë në senatin amerikan.

Papa kërkoi solidaritet ndërkombëtar me popullin irakian dhe përsëriti se lufta nuk i zgjidh problemet. Ai shprehu gjithashtu hidhërimin për mosbesimin ndaj të drejtës kombëtare dhe OKB-së. Këtë thirrje Papa e bëri në sheshin San Pietro para 10 mijë besimtarëve. Ai tha se atmosfera e Krishtlindjeve i bën akoma më të gjalla vuajtjet për atë që i ndodhi këto ditë popullit irakian./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori