Agjensia “Interfax” ka deklaruar se katër  angleze janë grabitur  dje në mbrëmje në Çeçeni. Të katër personat kanë qënë në Çeçeni për të instaluar një sistem komunikimi satelitor . Ata janë gabitur nga 20 persona të veshur me uniforma ushtarake. Midis grupeve ka patur dhe të shtëna ku njeri prej të cilëve ka mbetur i plagosur. Edhe çifti britanik që ishte gabitur kohë me parë janë liruar së fundmi. Rrëmbimi i personave tashmë është kthyer në indrustri në Çeçeni.

Fati i qeverisë italiane do të vendoset sot nga përgjigja e rifondacionit komunist italian. Ka patur dy ide të hedhur nga një parti, një e Armando Kosutes dhe tjetra e sekretarit te kësaj partie Perdinoti. Njëra palë ajo e Perdinotit mendon që ka akoma shpresa për qeverinë e kryesuar nga Partia Dega e Ullirit e cila kryesohet nga Proti, por Kosuta nuk dëshiron që të ketë kriza financiare në qeveri  dhe kjo për të është e pashmangshme, ndaj do të shikohet dhe njëherë pozicioni i tyre në qeveri.

Nga kriza financiare që ka pushtuar vendet e industrializuara , pritet që në Uashington të mblidhen Ministrat e Financës të shtatë vëndeve më të industralizuara dhe një nga pikat më kryesore për tu diskutuar është çështja e Japonisë ku po ndihet një krizë e madhe financiare. Gjthashtu Fondi Monetar  Ndërkombëtar po rishikon një paketë masash për të ndihmuar vendet që janë prekur nga kjo krizë.

Në Letoni po mbahen zgjedhjet elektorale dhe sipas rezultateve paraprake Social-Demokratët ndodhen në vend të tretë me 14.99 përqind të votave , ndërsa Partia e  kyeministrit dhe Partia e Lirisë fituan 12.65 përqind të votave. Rezultatet e deritanishëm e bëjnë të qartë se qeveria do të jetë një koalicion.

Pamje Çeçeni, ushtarë çeçen. Itali Partia Komuniste, Fausto Bertinoti. SHBA Ministrat e Financçs. Pamje votimesh Letoni./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti