Lajme nga bota: Një Parlament i fortë i cili të ketë vendin e tij në Evropë. Ishte kjo një ndër pikat e diskutimit të Presidentes së sapoemëruar francezes Nikol Fonten. Më tej ajo ka kërkuar nga të gjitha anëtarët e Parlamentit Europian që të punojnë për rikthimin e besimit të qytetarëve të kontinentit në fjalë të cilët e shohin Parlamentin e tyre thjesht si një mekanizëm burokratik.

Janë liruar sot pas 20 muajsh burg, të 22 anëtarët e burgosur të Partisë Baske. Një vendim ky që tregon dhe se ekstremi bask por dhe qeveria spanjolle po përpiqen të gjejnë një të përbashkët për politikën e tyre të ardhshme. Të burgosurit politik janë tashmë të lirë të akuzuar në muajin shkurt për bashkëpunim me bandat e armatosura.

Berti Ahen Kryeministri Irlandez është takuar sot me Toni Bler duke i parashtruar pikat që kanë qënë pengesë për krijimin e Qeverisë Irlandeze.

Policia Kineze ka grumbulluar më shumë se sa një mijë pjesëtarë të sektit falungon në një stadium të Pekinit./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori