Debate dhe polemika ne Komisionin Evropian. Sot kanë folur disa prej protagonistëve të grupeve parlamentare. Fjalën e hapjes e mbajti Ministri i Jashtëm Gjerman, Joshka Fisher, i cili duke përfaqësuar edhe presidencën e Parlamentit Europian tha se duhet të aprovojnë axhendën per vitin 2000 dhe të sheshojnë disa mosmarrëveshje. Më pas debatet kanë vazhduar mes përfaqësuesve socialistë, të cilët u shprehen se nuk mund të ngrihen akuza të pabazuara dhe pa prova.


Iraku vazhdon kërcënimet se do të ndërhyjë ushtarakisht në territorin e vendeve fqinje. Kjo ka ngritur tensionin e Këshillit të Sigurimit i cili është mbledhur në një sesion të veçantë për Irakun. Sipas Kofi Anan, sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, çeshtja duhet të diskutohet në mënyrë që të evitohet konflikti i armatosur. Por duket se Iraku është i vendosur, pasi ka deklaruar se nuk do të lejojë me vëzhguesit e Unskomit dhe fluturimin në zonat e lejuara më parë për aviacionin ndërkombëtar, gjithashtu ka kërcënuar se mund të hyjë në Kuvajt. Ndërsa Batler, emri me alergjik në Irak ka deklaruar se Unskom nuk e ka ndryshuar qëllimin e saj, por do të riformojë metodat e punës.

Sot në duart e Senatit Amerikan kanë mbërritur dosjet e mbrojtjes dhe të akuzës për çeshtjen e Presidentit Amerikan, Klinton. Senati Amerikan do të nisë procedurat e gjykimit të skandalit rozë të Presidentit, Bill Klinton./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori