Lajme nga bota : Populli maroken i mësuar për 38 vjet me qeverisjen dhe figuren e Monarkut Hasan II tani përjeton momentin e vdekjes së tij. 2 milion marokenët duan të marrin pjesë në homazhet pranë trupit të mbretit të vdekur.

Në ceremoninë e varrimit do marrë pjesë dhe Arafati. Kryeministri Barak do marrë pjesë në ceremoni ku ekziston dhe mundësia e takimit me princin e Sirisë dhe ndoshta dhe me Arafatin.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe Zhan Shirak dhe çifti Presidencial Klinton. Në skenë tani ka dalë Mohamedi 6, një nga preokupimet e të cilit është jeta, punësimi dhe e ardhmja e të rinjve. Hasani II la një shtet pa probleme dhe kriza politike dhe me një kryeminister socialist.

Hasani II ka qënë një ndër mediatorët që çuan në nënshkrimin e parë të marrëveshjes Arabo-Izraelite.

Nga një zjarr i rënë në zonën e Levantos dhe Bonasos në Itali ka vdekur një burrë 55 vjeçar i cili vullnetarisht po ndihmonte skuadrat e zjarrfikësit./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori